Maqedoni
Shumica në kërkim të votave për ndryshimet kushtetuese, Osmani: Do ti kemi votatat për miratim
09.07.2023 17:19
Do të ketë ndryshime kushtetuese, shumica parlamentare pret të siguroj numrin e nevojshëm të deputetëve...

Do të ketë ndryshime kushtetuese, shumica parlamentare pret të siguroj numrin e nevojshëm të deputetëve për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese. Kjo është kundër përgjigja e ministritit të jashtëm Bujar Osmanit ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, i cili tha se nuk do të ndodhin këto ndryshime.
Por sa deputetë rеalisht ka siguruar shumica për t’i miratuar këto ndryshime? Osmani me përgjigje.
“Sa i përket numrit të deputetëve, unë pres se do të sigurojmë një numër më të madh të deputetëve se që na nevojitet për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese, sepse një pjesë e tyre, janë gjithënjë e më të vetëdijshëm se ndryshimet kushtetuese janë në interesin tonë, se një shancë e tillë të dytë ndoshta edhe nuk do të kemi më, ose se opsioni i dytë do të jetë largimi anash ulja në karrige, zgjdhje e të gjitha çështjeve të hapura dhe mandej hyrje përseri në fushë për të vazhduar garën. Tani jemi në garë, çështja është, a do të vazhdojmë apo do të dalim nga loja. Unë jam i bindur se ka deputetë të vetëdijshëm dhe se ky proces do të jetë i sukseshëm”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
Osmani siguron se shumica parlamentare nuk do të lejojë asnjëherë që VMRO-DPMNE të mbajë “pengë” të ardhmen evropiane të vendit, për shkak të karierave dhe intersave të tyre personale. Pavarësisht kësaj, mazhoranca nuk “heq dorë” për të bashkëpunuar me opozitën.
Osmani thotë se do të punojnë deri në fundt, për ta bindur VMRO-n dhe deputetët kësaj partie veçmas, se ndryshimet kushtetuese janë në interes të gjithë qytetarëve.
“Unë pres që deri në ditën e fundit të punojmë me këtë parti. Vlerësoj se kështu është më e ndershme nga ana jonë dhe më korekte edhe për qytetarët ku të paktën njëherë në jetë do të sjellim bashkërisht një vendim historik. Mirëpo nëse kjo mënyrë nuk do të jep rezultate, ne duhet paralelisht të punojmë edhe me deputetë të cilat nuk dëshirojnë të jenë “pengë” i ambicieve dhe që dëshirojnë të mbështesin perspektivën evropiane të vendit, përmes zbatimit të interesit tonë. Ndryshimet kushtetuese janë interes i ynë i përbashkët”, theksoi Osmani
VMRO-DPMNE: Nuk do të ketë ndryshime por zgjedhje
I mënjëherëshëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së, ku ripërsëritën se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, por se do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Akuzojnë LSDM-n se i kanë refuzar të githa propozimet e tyre për mbrotjen e interesave kombëtare maqedonase.
Osmani tha se përveç garancioneve që egzekutivi siguroi në skenën ndërkombëtare se nuk do të ketë kushtezime të reja bullgare për procesin eurointegrues të vendit dhe se nuk është cenruar gjuha dhe identititeti kombëtarë, BDI-ja, tha Osmani, mbetet stoik në premtimin e dhënë se ditën kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, kjo parti të shkojë në opozitë dhe të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare, ashtu siç kërkon opozita.
REXHEP QAMILI
