Maqedoni

Kryeqyti i ngulfatur nga mbeturinat, vijon protesta e punëtorëve të higjienës komunale

09.07.2023 17:41

Të punësuarit në Higjienën komunale kanë vazhduar me protestë...

Ata refuzojnë ti kryejnë detyrat e punës teksa kërkojnë paga më të larta, K-15, stazh me beneficion dhe kthimin e kolegëve të tyre të cilëve nuk iu janë vazhduar kontratat, ndërsa Drejtoresha Nikoliq Mazneva i akuzoi për mospunë dhe keqpërdorim me kujdestaritë. Ata kanë mbledhur vetëm mbeturiant në dy poliklinikat kryesore.
 
“Kemi kërku më së paku rrigat të rriten 40 përqind se ne jemi me rrogë minimale dhe bëjmë punën më delikate. Plus dje ajo jep deklaratë dh ethotë ju jeni vetëm mbledhëls të mbeturinave , leje që kërcnon., ofendon nënçmon dh ena llogarit njerëz aq të ulët. Institucionet le ët marrin masa për këtë drejoreshë se çfarë u bën të punësuarve”, u shpreh nënpunësi Naser Billalli. 
 
“Puntorët kanë kërkuar kushtet e tyre. Ajo nuk ka pranuar asnjë kusht. Fillimish i ka përzënë nga puna të punsëuarit përmes agjensionit dhe pastaj Kryetarin e Sindikatit pa snjë arsye. Derisa të jep dorëheqje drejtoresha dhe kushtet tona nuk plotësohen ne nuk dorëzohemi. Sot i kemi lëshuar dy kamion vetëm për poliknikat kryesore”, theksoi ish i punësuari në higjienën komunale Fuat Shaqiri. 
 
Mbeturina të pagrumbulluara dhe erë që kundërmon kudo evidentohet në kryeqytet. Qytetarët ankohen për gjendjen e krijuar duke thënë se frigohen edhe nga përhapja e sëmundjeve infektive. 
 
“67 kontenjerë kundërmojnë me erë të keqe, nuk mund të kalohet në rrugë”, shprehet qytetari.
 
“Kontenejrë ka edhe në rrugë , parqet kundërmojnë erë të keqe, mbeturinat janë të hudhura jashta kontenejrëve, tani është verë mund ketë infeksione”, theksoi qytetari. 
 
Atmosferë e tensionuar ka mbretëruar mbërmë kur drejtoresha e ndërmarrjes Nikoliq ka biseduar me puntorët dhe është thiirur edhe policia për shkak të pengimit të punës së ndërrmarjes dhe të punësuarve për kryerjen e obligimeve të punës.
 
Nikoliq Mazneva tha se një grup i madh i puntorëve disa vite punojnë vetëm ndërrimi i tretë për paga më të larta dhe beneficione dhe disa nuk kanë kryer obligimet e punës. 
 
“Një pjesë  e tyre nuk kanë ardhur në punë por janë evidentaur për punë shtesë. Këto persona që tani organizojnë bllokim të ndërrmarjes dhe e pengojnë procesin e punës kanë edhe vende të tjera të punës dhe biznese jashtë mardhënies së punës në higjienën komunale në Shkup”, u shpreh drejtoresha e NP higjiena komunale Kosana Mazneva Nikoliq. 
 
Ndaj situatës së fundit të krijuar në Higjienën Komunale, ku disa punëtorë bojkotojnë punën shkaku se rreth 200 punëtorë të këtij institucioni rrezikojnë të mbeten pa punë, kanë reaguar LSDM dhe VMRO-DPMNE. 
 
“VMRO DPMNE duhet urgjentisht të ndërmarrë diçka, ta tejkalojë problemin dhe të sigurojë funksionalitetin e ndërmarrjes publike Higjiena Komunale. Shkupianët nuk e meritojnë këtë, Shkupi nuk e meriton këtë”, theksoi këshilltarja nga LSDM në qytetin e Shkupit, Lubica Jancheva. 
 
Edhe Nga MPB janë deklaruar lidhur me zhvillimet në Higjienën Komunale. Ata thonë Zyrtar policor kanë dalë në vendngjarje ku kanë konstatuar se rreth 50 persona janë duke protestuar
 
“Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se rreth 50 persona protestojnë. Gjithashtu, më datë 09.07.2023 rreth orës 01:30 është denoncuar se një pjesë e të punësuarve e pengojnë hyrjen në ndërmarrje dhe të punësuarit e tjerë që të kryejnë obligimet në punë. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Në mesin e të përjashtuarve nga puna, sipas punëtorëve, është edhe kryetari i Sindikatës së Higjienës Komunale, Deli Dardhishta me përvojë pune mbi 30 vjet.Punëtorët e higjienës komuanle thonë se  derisa nuk kthehen në punë kolegët dhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të dalin në terren t’i mbledhin mbeturinat.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI