Maqedoni

LSDM: Janakievski të kërkoj falje dhe të dorëhiqet

28.02.2015 17:02

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë duke reaguar në deklaratën e sotme të Janakievskit LSDM vlerëson se pas zbardhjes së skandalit...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë duke reaguar në deklaratën e sotme të Janakievskit LSDM vlerëson se pas zbardhjes së skandalit, ku si ekzekutues i shembjes shfaqet Nikolla Gruevski, ministri duhet t’i kërkojë falje Canoskit dhe të largohet nga skena politike.

“Me largimin nga skena politike nuk do të ndryshonte të vërtetat për ‘ujqit modern’ dhe për dinamitët me të cilat shkatërroi investimin shumëmiljonësh të familjes, por të paktën do të tregonte ndërgjegje minimale”, vlerësojnë nga LSDM.

Në reagimin e socialdemokratëve ka pasuar një reagim nga VMRO-DPMNE.

Në reagim thuhet se Zoran Zaev dhe LSDM janë të vetmit që do të mbahen në mend nga qytetarët se kanë punuar në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kundër popullit të tyre, në bashkëpunim me shërbimet e huaja.

“Qëllimi i vetëm i Zoran Zaevit dhe LSDM-së është që të dëmtojnë imazhin e shtetit, të shkaktojë konflikte të brendshme dhe të marrë pushtetin pa mbështetjen e qytetarëve. Ata nuk i intereson fare dëmi që po u shkaktojnë qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në reagimin e parties maqedonase në Pushtet. 

FLUTURA LATIFI