Maqedoni

RTVM tu kthehet në shërbim qytetarëve

28.02.2015 17:07

Antarët e platforms për politikë qytetare publikisht i rekomanduar servisit publik që duhet të jetë servis i qytetarëve...

Antarët e platforms për politikë qytetare publikisht i rekomanduar servisit publik që duhet të jetë servis i qytetarëve, e jo megafon i Qeverisë dhe me këtë rast para ndërteses së MRTV së organizuan performance proteste.
 
Ngjarja filloi me shembjen simbolike të diktaturës mediale dhe me heqjen e syzeve ngjyrë rozë që mbanin protestuesit. Servisi publik duhet të sigurojë debat për të gjitha cështjet e interest publik dhe jo mbrojë interest e një parte politike.
 
Servisi publik nuk informon në kohë,paanshëm dhe nuk i emiton ndodhitë dhe proceset që zhvillohen në afërsi të tij sic është protesti I studentëve andaj u bëhet thirrje edhe gazetarëve të jenë të padëgjueshëm ndaj udhëheqësive të tyre sepse do të kenë përkrahje nga qytetarët thonë nga kjo nismë.
 
“Rtvm duhet një here e përgjithmonë të jetëwservis publik I qytetarëve e jo megafon qeveritar.Jemi të vetëdishëm se në vendin tone, e dreja e mendimit të lire dhe informimit janë nëpërkëmbur,pronarët redaktorët dhe gazetarët e tillë e shkatërruan gazetarinë dhe ia hapen dyert propagandas,manipulimit dhe gënjeshtrave.Në këtë kurth ka rënë MRTV, andaj jemi mbledhur këtu të tregojmë, se këtë nuk do ta tolerojmë më këtë gjendje dhe kërkojmë kthimin e servisit publik në shërbim të qytetarëve”, shprehet aktivistja e platformës AJDE, Sasha Cvetkovska.
 
Sipas aktivistëve të Ajde kjo ngjarje paraqet fillimin e zgjimit të qytetarëve për kthimin e RTVM-së, dhe protesta të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen.
 
FLUTURA LATIFI