Kryetarët e komunave kërkojnë zgjidhje të plehrave, Arsovska: Kryetarët e komunave ti përvishen punës

10.07.2023 13:59

Kryetarët e komunave në kryqytet....

Kryetarët e komunave në kryqytet po mobilizohen për të tejkaluar situatën me mos grumbullimin e mbeturinave. Të shqetësuar tejmase për  gjendjen në të cilën ndodhen komunat me mebturinat dhe për mos funskionimin e NP “Higjiena Komunale” ata kërkojnë urgjentisht nga autoritetet e qytetit, të gjejnë zgjidhje, të analizojnë shkaqet dhe arsyjet se se pse kjo ndërmarje nuk funskion siç duhet.

Kryetarët e komunave kërkojnë që çdo komunë të ketë ndërmarrje publike në vete e cila do të bënë pastrimin dhe grumbullimin e mbeturinave ku do tu shpërndahen atyre në mënyrë të barabartë mjetet buxhetore.

“Nëse nuk ndërmarrin masa urgjente ne do të ngrisim kallëzim penal, sepse a duhet të presim që të përkeqësohet gjendja shëndetësore e qytetarëve në Shkup, apo të duhet të lejojm që qytetarët tanë të mos mund të dalin nga shtëpia sepse dikush gjuan shtriga. E jo nuk mund të vazhdojë kështu. Ne do të kërkojmë takim urgjent me këshilltarët e qytetit të shkupi për këtë problematik” – tha Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

Kryetarët e komunave u ankuhan se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deri tani nuk ka dashur ti pranojë në takim për këtë çështje.

Kërkojnë kjo çështje të mos politizohet nga askush. Kërkojnë ndihmë edhe nga Qeveria dhe nga përfaqësuesit e deponisë “Drislla”, ku do tu lejojnë komunave që të deponojnë mbeturinat aty.

“Sa më parë të gjindent zgjidhje për këtë problematikë që të mund të pastrojmë të gjitha mbeturinat e grumbulluara nga terreni. Derisa ata kërkojnë zgjidhje afatëgjatë, urgjentisht duhet të hapen rampat në deponin ‘Drislla’ që  të mund makineritë tona të deponojnë mbeturinat e pastruara. Kuptohet se ne nuk mundemi të pastrojmë të gjithë mbeturinat pasi që nuk kemi makineri të mëdha për kontenjerat e mëdha  që ndodhen nëpër bulevardet e kryqytetit, mirëpo kemi makineri të mjaftueshme për t’i hequr mbeturinat që janë për rreth kontinjerave” – deklaroi Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska u porositi kryetarëve, që ti lënë fotografimet në terren, dhe ti përvishen punës.
 
“Unë do tju themë se koalicioni LSDM-VMRO-DPMNE në vend që të fotografohet si influencues nëpër rrugët e kryqytetit për rrëmujën dhe lojrat politike që po i bëjnë,  ti përvishen punës dhe të ndalojnë të luajnë  me nervat dhe durimin e qytetarëve, të ndalojnë të luajnë me interesat e qytetarëve, çka nënkupton të funksionojnë institucionet ashtu siç duhet.”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Gjatë kësaj periudhe komunat vetë pjesërisht  kanë pastruar mbeturinat në terren, ndërsa Arsovska premtoi se të gjitha ndërmarjet publike janë në terren dhe se qytetit do të pastrohet nga mbeturinat. (Rexhep Qamili, TVM2)