Maqedoni

Transparenca e institucioneve, 3% më e mirë se vitin e kaluar

10.07.2023 14:20

Transparenca e institucioneve ka shënuar përmirësim nga viti i kaluar, por vetëm me tre për qind....

Transparenca e institucioneve ka shënuar përmirësim nga viti i kaluar, por vetëm me tre për qind. Sipas analizës së fundit nga Qendra për Komunikim Civil vetem 76% e informacioneve shpëndahen me qytetarët. Në këtë mënyrë qytetarët më së shumti për informacione njoftohen nga njerëzit, mediat dhe më pak nga institucionet.
 
“Mendoj se institucionet nuk punojnë ashtu siç duhet.”, tha një qytetar.
 
“Un me aq sa di në kohë i informojnë njerëzit por tani janë pak në rrëmujë për shkak se kanë ardhur edhe mërgimtarët dhe nuk munden ti arrijnë të gjitha punët për një ditë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Thërasim në telefon dhe na tregojnë se në çfarë ore dhe date të vijmë.”, u shpreh një qytetare.
 
Më së paku publikohen informatat rreth financave tregon rangimi vjetor i indeksit për transparencën aktive.
 
“Me vite institucionet më pak informata apo pak më shumë se 50% nga të mundshmet  100% publikojnë të dhëna për financat dhe buxhetet. Këtu bëjnë pjesë informacionet për buxhetin, realizimin e tij, furnizimet publike, tatimet, për marrëveshjet e nënshkruara e kështu me radhe. Të gjitha institucionet duke i përfshirë edhe komunat edhe ministritë më pak informacione japin pikërisht për numrat dhe financat.”, tha German Filkov nga Qendra për Komunikime Civile.
 
Më transparente, si vitin e kaluar, janë Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria me 100 për qind të ndarjes së informatave. Ndër komunat më transparente janë Gjevgjelia dhe Velesi ndërsa nga rajonet në Maqedoni më së paku informon rajoni i Shkupit.
 
“Për të pestin vit me radhë, komunat e rajonit të Shkupit apo 18 në numër kanë aktivitet më të vogël të transparencës në krahasim me 7 rajonet tjera. Në kuadër të rajonit të Shkupit 3 komuna, ajo e Karposhit, Qendrës dhe Ilindeni kanë aktivitet më të mirë ndërsa në fund me aktivitet më të ulët të transparecnës janë komuna e Sarajit, Haraçinës dhe Zelenikovës., tha Filkov.
 
Situata me kërkesat për qasje të lirë deri tek informacionet është duke u përkeqësuar. Komunat iu përgjigjën qytetarëve pas 16 ditësh, ministritë pas 19, apo një dit para skadimit të afatit ligjor prej 20 ditësh.
 
GAZMEND KURTISHI