Maqedoni

7 procedura të arbitrazhit kundër shtetit, paditësit kërkojnë mbi 1.3 mld euro dëmshpërblim

10.07.2023 14:47

Në kontestet e arbitrazhit, shtetit i kërkohen 1 miljard e 365 mijon euro pa kamatë...

Në kontestet e arbitrazhit, shtetit i kërkohen 1 miljard e 365 mijon euro pa kamatë, ka bërë të ditur zv.kryeministri përgjegjës për çësthjet ekonomike Fatmir Bytyqi në brifingun me gazetarët. Për momentin, ka shtatë procedura të arbitrazhit, të cilat po koordinohen nga trupi qeveritar. Të gjitha këto janë dorëzuar në periudhë prej 2017 deri më vitin 2022, që do të thotë se bëhet fjalë për konteste të filluara kohë më parë, thotë Bytyqi. 
 
“Kisha një dilemë, por nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta, nëse të firmosja për të zgjidhur mosmarrëveshjet e arbitrazhit apo ta lija siç bëhej më parë. Unë besoj se duhet mbrojtur interesi i shtetit dhe i qytetarëve dhe kjo është një nga mënyrat për ta bërë këtë.”, thekson zv.kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. 
 
E fundit në seri është padia e INSO Systems për zgjidhjen e kontratës për ndërtimin e qendrës së re klinike “Nënë Tereza”, e cila është nënshkruar nga ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe ndërkohë është ndërprerë zbatimi i saj nga qeveria e re.  Qeveria thotë se rasti është në një fazë të hershme dhe se pretendimi i dëmit nga INSO Systems arrin në 19 milionë dollarë. Kompania turke Gamma Gooch në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe për mbrojtjen e investimeve, kërkon 5 milionë euro për procedurat e parealizuara të falimentimit në lidhje me impiantin e gazit TE-TO. 
 
Pretendimet e Hellenic Petroleum për kontratën e anuluar për naftë përmes OKTA-s janë 21,5 milionë denarë. Fillimisht kompania greke kërkoi 42.6 milionë dollarë, por Gjykata e Arbitrazhit pranoi argumentet e Qeverisë se prodhimi i tillë i mazutit, të cilin do ta blinte Maqedonia, është joreal. Edhe familja Skubenko ka paditur shtetin për 77 milionë euro për koncesionin e humbur në minierën e arit, argjendit dhe bakrit Kazandol.
 
ERSAN PAJAZITI