Maqedoni
Valë e re të nxehtit, nga e mërkura priten temperatura mbi 40 gradë celsius
10.07.2023 15:14
Të mërkurën parashihet rritje enorme e temperaturave që do të tejkalojnë 40 gradë....

Të mërkurën parashihet rritje enorme e temperaturave që do të tejkalojnë 40 gradë. Vendi do të jetë në fazën portoklli të rrezikut nga temperaturat e larta dhe rrezatimit UV. Mjekët dhe volonterët po përgaiten për tiu dale në ndihmë qytetarëve. Mbi 150 volonterë nga Kryqi i Kuq do tu ndihmojnë qytetarëve më lehtë të përballen me rritjen enorme të temperaturave.
“Do të kemi pesë ekipe mobile, tek tregjet, spitalet në vende ku ka frekuencë dhe ato do të jenë të përgaditura për distribuimin e ujit, do të bëjnë matjen e shtypjes së gjakut të bëjnë transportin deri te institucioni shëndetësor për dhënien e ndihmës së parë.”, tha Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq.
Meteorologët thonë se moti i nxehtë do të mbretërojë deri në fundjavë, do të ketë ndryshim të temperaturave gjatë vikendit por vetëm në pjesët veriore të vendit.
“Këto temperatura të larta fillimisht të mërkurën do të ndjehen në pyje dhe më pas të enjten dhe të premten do të kemi temperatura të larta mbi 40 gradë celsius dhe në vendbanime tempertaura mbi 35 gradë celsius.”, tha Boris Sekirarski, meteorolog.
Ndikimi i fenomenit klimatik El Ninjo vietve të ardhshme do të shkaktojë mesatarisht temperatura më të larta për një celsius e gjysëm më shumë potencon Profesori Spiridonov.
“Edhe pse shkenctarët tani thonë se 90 përqind do të ketë mundësi për El Ninjo, deri në fund të vitit vetëm 10 përqind ka mundësi që të ketë fazë të kundërt apo ftohje të ujërave në oqean. Kjo temperaturë gradualisht shpërndahen në tërë planetin. Jetojmë në kohë të ndryshimeve klimatike dhe paraqitja e dukurive ekstreme do të jetë me intenzitet më të madh se deri më tani.”, tha profesori universitar, Vllado Spiridonov.
Edhe mjekët sërisht me të njejtat apele të mos dilet jashtë pa nevojë, të konsumohen lëngje dhe të sëmurit kronik të konsumojnë në kohë ilaçet.
FLUTURA LATIFI
