Sportet E Tjera

KM Liria me dy vende të para për junior, kryeson rënditjen e kupës

28.02.2015 17:16

Klubi i mundjes Liria, vazhdon me sukseset e njëpasnjëshme në Kampionatet zgjedhore të Maqedonisë...

Klubi i mundjes Liria, vazhdon me sukseset e njëpasnjëshme në Kampionatet zgjedhore të Maqedonisë, me ç`rast nga qyteti i Radovishit, ku sot u mbajtën garat për junior, kthehet si kryesues sa i përket kupës së përgjithshme.

Djelmoshat shkupjan, dominuan edhe njëherë, duke fituar në fund 29 pikë dhe vendin e parë, me katër pikë më shumë se organizatori I turneut, ekipi i Buçimit. Në vendin e tretë u ndal Tefejuzi i Shkupit me 22 pikë. Sa i përket paraqitjeve individuale, fituesi i dyfishtë I medaljeve nga Evropianet për kadet, Elmedin Sejfullau, dominoi plotësisht dhe fitoi vendin e parë në kategorinë deri në 57 kg.

Jusuf Saiti, pasi ishte më i miri për senior të rinj, nuk kishte probleme as sot në kategorinë deri në 74 kg, duke u shpallur kampion.

Liria, fitoj edhe dy vende të dyta, përmes Rijad Rexhepit dhe Sadik Kasamit, si dhe pesë vende të treta, përmes Amir Rexhepit, Irfan Rexhallarit I cili ishte I lënduar, më pas Valon dhe Visar Rogaçit si dhe Adem Ademit.

Ajo që duhet cekur, është se këtë vit, pas të gjitha kampionateve zgjedhore dhe shtetërore, në fund do të mbledhen pikët e përbashkëta dhe një skuadër do të fitoj kupën e Kampionit të Maqedonisë.

Pas tre garave të mbajtura deri më tani, klubi i mundjes Liria është në krye të rënditjes, me gjithsej 100 pikë të tubuara, 15 më shumë se Ballkaneci i Shtipit në pozitën e dytë. Në vendin e tretë është Buçimi nga Radovishi. 

MUSTAFA ADEMI