Maqedoni

Mbeturinat po pastrohen, punonjësit e “Higjienës Komunale” kthehen në punë

10.07.2023 15:41

Punonjësit e “Higjenës Komunale” po kthehen në punë. Ata që punojnë në turnin e dytë do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e punës...

Punonjësit e “Higjenës Komunale” po kthehen në punë. Ata që punojnë në turnin e dytë do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e punës dhe të pastrojnë qytetin. Ky është përfundimi i takimit të Sindikatit për Gastronomi, Turizëm, Ekonimi Banesore dhe Shoqatave Mbrojtëse me bordin ekzekutiv të Sindikatës së “Higjienës Komunale”. Megjithatë, ata mbeten në kërkesat për pagë më të lartë dhe K-15.
 
“Bordi ekekutiv solli vendim që të gjithë të punësuarit të fillojnë me aktivitetet e punës duke pasur parasysh se na presin ditë të nxehta dhe tash nga dita e sotmë në ndërrimin e dytë të punësuarit të kyçen në procesin e punës duke i tërhequr mbeturinat.”, tha Stojançe Kashikovski, kryetar i SPGTEKShM.
 
Drejtoresha e “Higjienës  Komunale” thotë se ndërmarrja po funksionon normalisht. Autoritetet janë në teren dhe siç shtoi, defokusi politik nga individët ka dështuar. Ajo beson se i ka rezistuar me sukses presioneve ndaj saj dhe se nuk do të lejojë pa punësi. Mazneva pohon se një pjesë e madhe e protestuesve nuk ishin fare të punësuar nga “Higjiena Komunale”.
 
“Kjo bllokadë e udhëzuar politikisht ka pasur qëllim të vetëm uljen e besimit tim personal,uljen ekredibilitetit të ndërmarrjes si dhe uljen e kredibilitetit të Kryetares Arsovska dhe që është më  e rëndësishme mbrojtjen e interesave  të strukturës mafioze në ndërmarrjen tonë.”, tha drejtoresha e “Higjienës Komunale”, Kosana Mazneva.
 
Autoritetet e qytetit janë kategorike se kaosi i krijuar me vetëdije është tejkaluar në interes të qytetarëve.
 
“Nuk lejoj askënd të na manipulojë këtu, më së paku kundër një gruaje, e cila mori përsipër një ndërmarrje me 1400 punonjës, e cila ishte peng nga personazhet, lidhjet familjare, të përpiqet ta kthejë këtë dhe ta bëjë fajtore. Duhet ta përshëndetni që dikush po ballafaqohet me këto mafiozë pas 30 viteve.”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. 
 
Arsovska theksoi se duhet të zgjidhet me jopunëtorët që kanë marrë rrogë në kurriz të atyre që e kanë kryer punën e tyre me ndershmëri.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI