Maqedoni
Sondazhi i IRI-it në RVM shënon: Rritje në besimin për integrim, ulje në drejtësi
10.07.2023 16:08
Sondazhi më i ri i IRI-it në Maqedoninë e Veriut gjen mbështetje të shtuar për anëtarsim në BE...

Sondazhi më i ri i IRI-it në Maqedoninë e Veriut gjen mbështetje të shtuar për anëtarsim në BE, mungesë të besimit në ligj dhe dallim në udhëheqësinë lokale dhe kombëtare. Megjithatë qytetarët vlerësojnë se RMV-së deri në anëtarësim të plotë i duhen më shumë se dhjetë vjet.
“Rritja e mbështetjes për integrimin në BE është shenjë se institucionet perëndimore ofrojnë shpresë për një të ardhme të suksesshme. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë integrimin me një bllok demokratik siç është BE-ja si çelës për paqen dhe përparimin.”,- ka thënë Pol Mekarti, drejtori i IRI-it për Evropën.
Ndërkohë bie besimin në gjyqësor dhe prokurori. 55% e të anketuarëve kanë shumë mosbesim në punën profesionale të gjykatave dhe prokurorive.
Vetëm 31% e të anketuarve janë pajtuar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, niveli më i ulët deri më tani. Gjashtëdhjetë e pesë për qind nuk u pajtuan me këtë deklaratë.
“Sondazhi ynë tregon se më pak qytetarë besojnë në zbatimin e barabartë të ligjit,”.- ka thënë Mekarti, duke theksuar nevojën për trajtimin e kësaj çështjeje.
Sondazhi ka hulumtuar edhe gjendjen e partive politike. Të pyetur nëse këtë të dielë do të mbaheshin zgjedhjet, përgjigjaj e të anketurave është:
VMRO- DPMNE 19%, LSDM 11%, BDI 8% ASH 5% BESA 4% E MAJTA 4% ALTERNATIVA 1% dhe për asnjërën janë përgjigjur 15% e të anketuarve.
Është hulmtuar edhe gjendje ekonomike. 37% e të anketuarve ekonominë e kanë cilësuar jo mirë të zhvilluar. Për 25% të të anketuarve, varfësira dhe standarti i ulët është problemi kryesor me të cilën RMV-ja ballafaqohet sot. 35% e të anketuarëve janë shprehur se të ardhurat familjare mujore nuk janë të mjaftueshme për t'I mbuluar shpenzimet.48% e të anketuarëve mendojë se në dy vitet e ardhshme ekomnomia e shtetit do të jetë ëdhe më keq.
Përveç kësaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i përket drejtimit në të cilin lëviz vetëqeverisja e tyre lokale në krahasim me drejtimin në të cilin lëviz shteti. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve besojnë se komuna e tyre lëviz në drejtimin e duhur, ndërsa vetëm 14% mendojnë të njëjtën gjë për vendin në tërësi.
Sondazhi u krye në emër të Qendrës për Hulumtime Kërkimore nga Brima firmë për hulumtime të tregut (anëtare e grupacionit KANTAR). Të dhënat u mblodhën nga 8 prilli deri më 4 maj 2023.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
