Futboll
LPFM, bie vlera e skuadrave vendore në tregun botëror
10.07.2023 17:32
Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në botë ‘Transfermarkt’...

Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në botë ‘Transfermarkt’ ka përditësuar edhe vlerat në futbollin vendor.Kësisoj sipas tyre ka shumë ndryshime sa i përket vlerës së skuadrave në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në krahasim me një muaj më parë skuadrat e LPFM-së, tani vlejnë 34.64 milion euro, që paraqet rënie të vlerës prej 7.7%. Shkëndija e Tetovës, krahas asaj që ka shënuar rënie prej 26.9%, mbetet skuadra më e vlefshme në vendin tonë me një vlerë të përgjithshme prej 5,23 milionë euro.Në pozitën e dytë mbetet Shkupi dhe vlera e tyre totale është 5.19 milionë euro. S
kuadra e Gostivarit, që kthehet në elitë, ka shënuar një rritje të vlerës prej 110 mijë euro në atë prej 1.49 milionë euro ose 1250 % në krahasim me një muaj më parë. Debutuesi në elitën e futbollit vendor Voska, ka mbetur në vlerën e njëjtë prej 1.0 milionë euro.
