Maqedoni
Abasada Britanike: Ka pretendime për keqpërdorim të pushtetit
28.02.2015 17:25
Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup ka reaguar sot ndaj skandalit të përgjimeve duke theksuar se ka pretendime serioze për keqpërdorimin e pushtetit...

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup ka reaguar sot ndaj skandalit të përgjimeve duke theksuar se ka pretendime serioze për keqpërdorimin e pushtetit, për veprime kriminale dhe për ndërhyrjen e shërbimeve sekrete në politikë dhe media.
“Ne nuk do të komentojmë çështjet që kanë të bëjnë me bisedat tona private. Megjithatë, ka pretendime serioze për keqpërdorimin e pushtetit, për veprime kriminale dhe për ndikimin e shërbimeve sekrete të vendit në politikë, media, gjyqësor dhe në aspektet e tjera të jetës së përditshme. Në këtë drejtim, Britania e Madhe i bën thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse që të hetojnë këto pretendime dhe të respektojnë parimet e sundimit të së drejtës”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike në Shkup.
Ky reagim vjen pas reagimit të zyrë se Delegacionit të BE-së në Shkup lidhur me përgjimin e 6 ambasadorëve te shteteve më me ndikim.
Në reagimin e Delegacionit të BE-së, thuhet se “nëse vërtetohen si të vërteta këto pretendime, atëherë do të thotë se Maqedonia ka shkelur detyrimet e Konventës së Vjenës”.
Por I pzetur rreth përgjimit të ambasadorëve dhe reagimet e tyre kryeminsitri Nikolla Gruevski, thot se gjithçka ua le institucioneve.
“E lë që që gjithçka në një procedure të qartë dhe transparente në institucionet e vendit kjo të zgjidhet, të shihet se çka dhe si ishte, a kishte apo jo, e kështu me rradhë keqpërdorim. Ose dikush tjetër ka bërë keqpërdorim, siç kemi një vendim gjyqësorë me pranim të plotë të të akuzuarit për atë që jolegalisht e ka bërë për çka ka qenë i shpërblyer me para, nga persona të cilët poashtu janë të dyshuar në procedure e që tër kohën I kanë thënë se bëhet fjalë për porosi nga shërbim i huaj I zbulimit”, shprehet kryeministri i RM-së, Nikolla Gruevski.
Gruevski poashtu nuk preferon të ngutet me doreheqjet anëtarëve të kabinetit të tij apo bartësve të funksioneve, bisedat e të cilëve janë publikuar në aferën e përgjimeve, pasiqë siç thot ai duhet priotur të përfundoj procesi gjyqësorë.
“Në këtë moment nuk duhet shpejtuar me çfardo dorëheqjesh. Duhet pritur të përfundojë procesi gjyqësorë, të shihen faktet dhe më pas të shihet se çfar dhe cilat hapa duhet të ndërmerren”, shprehet kryeministri i RM-së, Nikolla Gruevski.
Edhe për atë se sa bisedat janë autentike Gruevski është i mendimit se duhet tu lejohet organeve gjyqësore të konfirmojnë atë.
NAIM SINANI
