Botë

Nisma e zhvillimit global, prirje e rëndësishme e kohës sonë

10.07.2023 20:17

Konferenca e parë e nivelit të lartë e Forumit mbi Veprimin Global për Zhvillimin e Përbashkët...

Konferenca e parë e nivelit të lartë e Forumit mbi Veprimin Global për Zhvillimin e Përbashkët, me temë “Nisma e Kinës, veprimi global”, e organizuar nga Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Kinës, u hap të hënën në Pekin .
 
Duke përshëndetur konferencën , Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se në botën e sotme, po përshpejtohen ndryshimet që nuk janë parë në një shekull, dhe rimëkëmbja ekonomike e agjenda e zhvillimit global po përballen me vështirësi. “Për të arritur konsensus për bashkëpunim dhe për të nxitur zhvillimin e përbashkët, paraqita Nismën e Zhvillimit Global, e cila ndihmon në përshpejtimin e zbatimit të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Shoh me kënaqësi se, me pjesëmarrjen e shumë palëve, Nisma e Zhvillimit Global ka arritur rezultate të rëndësishme të hershme dhe ka sjellë përfitime për shumë vende në zhvillim,” u shpreh Xi.
 
Zhvillimi është tema e përjetshme e shoqërisë njerëzore dhe zhvillimi i përbashkët është një rrugë e rëndësishme për të krijuar një botë më të mirë. Si vendi në zhvillim më i madh në botë, Kina gjithmonë e vendos zhvillimin e vet në sistemin e koordinatave të zhvillimit njerëzor, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e botës me zhvillimin e vet. Kina do të shtojë investimin e burimeve për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe është e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të thelluar më tej Nismën e Zhvillimit Global, për të dhënë kontribute të reja për realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së dhe për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.