Botë

Shqipëri legalizimet: Do të shfrytëzohet eksperienca e Maqedonisë

28.02.2015 17:30

Maqedonia cilësohet si një ndër vendet që e kanë marrë më seriozisht procesin e legalizimit në Rajon...

Deklaratën e ka bërë sot në Tiranë kreu i agjencisë së legalizimeve në Shqipëri Artan Lame. Ai tha se edhe pse Maqedonia e ka filluar këtë process në vitin 2011, ka bërë shumë më tepër se qeverisja Berisha në 8 vjet.
 
Ideja është përforcuar nga Jakup Fetaj, përfaqësues i Maqedonisë, nga sektori privat i Gjeodezisë, I cili flet në terma konkrete se në cfarë pike ndodhet procesi I legalizimeve në raport me kërkesat e qytetarëve të Maqedonisë.
 
Në fund të konferencës përmbyllëse, kreu I Aluznit të Shqipërisë Artan Lame thotë se përfaqësues të endeve të rajonit kanë arritur neë këtë konkluzion.
 
Cështja e legalizimeve është një ndër ceshtjet më të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë, opir edhe për Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e zi, vende të cilat kanë pasur përfaqësuesit e tyre në konferencën dy ditore të zhvilluar në Tiranë për këtë process.
 
LULJETA NDOKA