Maqedoni

Në Kisella Vodë u ndanë 50 vendime

28.02.2015 17:40

Kur jemi te legalizimet, në Komunën e Kisella Vodës janë ndarë sot 50 vendime të reja për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje...

Vendimet i ndau ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. Mbetem në përcaktimin për ta zgjidhur çështjen për të gjithë qytetarët, të cilët kanë objekte të ndërtuara pa leje, në çka tregojnë edhe ndryshimet e Ligjit me të cilin është prolonguar afati për dorëzimin e elaborateve gjeodezike deri më 31 dhjetor të këtij viti tha Minsitri Janakievski.
 
"Janë bërë edhe ndryshime të Ligjit për kadastër të patundshmërive, me të cilat Agjencia për kadastër të patundshmërive sipas detyrës zyrtare do të përpunojë elaborate falas gjeodezike për kategoritë sociale. Me këtë masë janë përfshirë pranuesit e ndihmës sociale, ndihmë të përhershme në para dhe personat me të ardhura të ulëta deri në 168 mijë denarë në vit në nivel të amvisërive", tha Janakievski.