Të punësuarit në “Higjienën komunale” u kthyen në punë, po pastrohen mbeturinat në Shkup

11.07.2023 11:42

Të punësuarit në “Higjienën komunale” Shkup...

Të punësuarit në “Higjienën komunale” Shkup u kthyen në punë, pasi këto ditë kryeqyteti ishte plotë me mbeturina për shkak të protestës së tyre për paga më të larta dhe kthimin e të kolegëve të pushuar nga puna dhe prej dje në terren doli turni i dytë i të punësuarve në ndërmarrje, ndërsa nga Sindikata, ku përfshihen edhe të punësuarit në “Higjienën komunale” (SUTKOZ) janë të qëndrimit se vendimi për kthim në punë është në interes të qytetarëve, ndërsa të drejtat do të vazhdojnë t’i kërkojnë institucionalisht.