Thomas dhe Broadbell shënuan kohërat më të mira

11.07.2023 12:03

Amerikania Gabby Thomas dhe xhamajkani Rasheed Broadbell...

Amerikania Gabby Thomas dhe xhamajkani Rasheed Broadbell, kanë shënuar kohën më të mirë të re të botës në vrapin e  200 gjegjësisht 110 metra me pengesa në kampionatet e tyre kombëtare.

Thomas në kampionatin amerikan në Eugen, 200 metra përshkoi me kohën 21.60 sekonda, që paraqet rekordin e saj personal. Kjo për 31 të qindtat ishte kohë më e mirë se ajo të cilin e mbante Julian Alfred nga St. Lucie.

Broadbell u shpall kampion i Xhamajkës  në vrapin e 110 metrave me pengesa. Ai shënoi kohën  12.94 sekonda dhe për 2 të qindtat e përmirësoi rezultatin më të mirë sezonal të cilin e mbante amerikani  Cordell Tinch.