Kumanovë, zjarri shkrumbon bodrumin e Gjyqit
Mbrëmë pas mesnate një zjarr i fuqishëm...

Mbrëmë pas mesnate një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në hapsirat e Gjyqit të Kumanovës. Siç bëhet e ditur zjarri ka shpërthyer në bodrumin e gjykatës ku edhe gjendet Arkivi i këtij gjyqi. Këtë e konfirmojnë përmes një komunikate edhe nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
“Njësiti Territorial i Zjarrfikësve të Kumanovës nga ora 1.35 ka intervenuar në Gjyqin Themelorë të Kumanovës në lokalizimin e zjarrit, i cili kishte përfshirë hapsirat e bodrumit të këtij gjyqi ku edhe gjindet arkivi i gjyqit. Në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë 7 zjarrfikës me dy automjete për shuarjen e zjarrit. Zjarri është lokalizuar, por një ekip i njësitit të zjarrfikësve edhe paraditen e së martes ishte në terren. Arsyet për zjarrin dhe dëmi material do të dihen pasiqë të krzhen hetimet e tërësishme”, thuhet në kumtesën e Qendrës për Menaxhim e Kriza.
Gjithashtu bëhet e ditur se për shkak të zjarrit për momentin nuk ka kushte për punë kurse për kthimin e të punësurve në vendet e punës do të vendoset pasiqë të krijohen kushtet për këtë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
