Krasniqi shkëlqen në Suedi

11.07.2023 12:54

Sulmuesi i Kosovës U21, Dion Krasniqi....

Sulmuesi i Kosovës U21, Dion Krasniqi, ka shkëlqyer të hënën mbrëma në Suedi. 19-vjeçari shënoi të dy golat në fitoren 2:1 të Varbergut në udhëtim ndaj Goteborgut.

Krasniqi shënoi për 1:0 në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 90-të shënoi gol të bukur për 2:0. Menjëherë në minutën e 92-të lëshoi fushën, ndërsa Goteborgu realizoi për 2:1 në minutën e 94-t. Krasniqi ka tri gola në tetë paraqitje të këtij edicioni në Allsvenskan. Ndeshja e së hënës i takonte xhiros së 14-të. Krasniqi ka tri paraqitje për Kosovën U21.

Për Varbergun luajti edhe Ismet Lushaku, ndërsa te Goteborgu debutoi Arbnor Muçolli.