Botë

Ankara: Ashpersohen masat për demostrata

28.02.2015 17:42

Qeveria turke planifikon një ligji të ri shumë të rreptë për organizimin e demonstratat...

E ashtuquajtura “paketë për sigurinë e brendshme" përmban më shumë se 100 ndryshime legjislative.
 
Ekzekutivi i kryeministrit Ahmet Davutoglu kërkon të zgjerojë kompetencat e policisë gjatë arrestimeve dhe kontrolleve.
 
Të dyshuarit në demonstrata do të mbahen në të ardhmen në arrest deri në 48 orë, para se të nxirren para një gjyqtari apo prokurori. Drafti parashikon gjithashtu dënimin me disa vite burg të protestuesve që mbulojnë  fytyrën me shall.