Pogba refuzon milionat arabe, të ardhmen e sheh në Juve

11.07.2023 13:23

Futbollisti francez Paul Pogba...

Futbollisti francez Paul Pogba nuk dëshiron të pranojë një ofertë shumë milionëshe nga Arabia Saudite. 30-vjeçari të ardhmen e tij  sheh vetëm te Juventusi, shkruan francezja “L'Equipe”, të cilën të martën e citojnë mediat italiane.

Gjatë karrierës së tij profesionale Pogba, ka luajtur vetëm për dy skuadra  Juventus dhe Manchester United, me atë që tek skuadra torineze ka qenë  prej vitit 2012 - 2016.

Për hrë të dytë fanellën e tyre e veshi vitin e shkuar. Sezonin e kaluar Pogba kishte probleme me lëndime për shkak të së cilëve nuk luajti edhe në botërorin e Katar 2022.

Sipas “L'Equipe”, Pogba është i etur për të shënuar rezultate sa më të mira me Juventusin, por edhe për t'u rikthyer në kombëtaren franceze, me të cilën dëshiron të luajë në Europianin e vitit të ardhshëm. Në karrierën e tij, Pogba luajti 91 ndeshje për Francën dhe shënoi 11 gola.