Duro: Ata favorit por edhe ne kemi skuadër të mirë!

11.07.2023 13:25

Struga TL, do provojë të kalojë turin e parë kualifikues....

Struga TL, do provojë të kalojë turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, ku do të përballet me lituanezët e Zhalgiris-it.

Ndeshja e parë do të luhet sot në orën 18.00. Para këtij takimi që do luhet në Vilnius, ka dalë para mediave trajneri i skuadrës  “liqenase”, Shpëtim Duro.

“E presim me interes këtë takim, është historik pasi është hera e parë që skuadra merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Jemi një skuadër e formuar prej gjashtë apo shtatë vitesh dhe kualifikimi në Champions është një arritje për skuadrën dhe qytetin. E presim me mjaft dëshirë dhe interes”.

Skuadra vendase(Zhalgiris), shihet si favorit në letër për të kaluar turin e parë eliminator. 

“Jo më kot fola më sipër për eksperiencën e dy skuadrave në Champions, patjetër që në letër janë favorit për përvojën që kanë. Por, edhe ne jemi një skuadër e mirë me lojtarë të fortë e me përvojë dhe kemi mundësitë tona. Në futboll jo gjithmonë fiton favoriti, janë dy ndeshje dhe ne kemi shanset tona.”, ka thënë trajner strugan Duro.