Maqedoni
Kumanovë, zjarri shkrumbon bodrumin e Gjyqit
11.07.2023 14:45
Mbrëmë pas mesnate një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në hapsirat e Gjyqit të Kumanovës....

Mbrëmë pas mesnate një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në hapsirat e Gjyqit të Kumanovës. Siç bëhet e ditur zjarri ka shpërthzer në bodrumin e gjykatës ku edhe gjendet Arkivi i këtij gjyqi. Këtë e konfirmojnë përmes një komunikate edhe nga Njësiti Territorial i Zjarrëfikësve në Kumanovë.
“Njësiti Territorial i Zjarrfikësve të Kumanovës nga ora 1.35 ka intervenuar në Gjyqin Themelorë të Kumanovës në lokalizimin e zjarrit, i cili kishte përfshirë hapsirat e bodrumit të këtij gjyqi ku edhe gjindet arkivi i gjyqit. Në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë 7 zjarrfikës me dy automjete për shuarjen e zjarrit. Zjarri është lokalizuar, por një ekip i njësitit të zjarrfikësve edhe paraditen e së martes ishte në terren. Arsyet për zjarrin dhe dëmi material do të dihen pasiqë të krzhen hetimet e tërësishme.”, thuhet në kumtesën e Qendrës për Menaxhim e Kriza.
Ndërkohë që ministry i MPB, Oliver Spasovski, tha se në detaje do të hetohet rasti për tu zbardhur arsyet të cilat sollën deri te zjarri në bodrumet e gjykatës ku gjendet arkivi.
“Për momentin nuk mund të themi se çfarë saktësisht është përfshirë nga zjarri sepse sopas informacioneve më të reja me të cilat posedoj ende po zgjatë aksioni i lokalizimit të zjarrit. I kemi aktivizuar të gjitha shërbimet, kurse kemi dërguar edhe shefat e sektorit të kriminalistikës së Shkupit për të kryer hetimin dhe për të parë cilat janë arsyet e shpërthimit të zjarrit.”, theksoi Spasovski.
Zjarri në Gjyqin e Kumanovës ka shkaktuar edhe reagimin e Partive politike opozitare , të cilat dyshojnë për zjarrin e pasmesnatës në Kumanovë.
“Është indikative sikur tash edhe më parë ndodhin zjarre e vërshime në institucione publike, me çrastë shkatërrohen dokumente e arkiva Pushteti po bëhet gati të shkojë dhe me siguri mendon se do të fshihet kriminaliteti. Por, çdo krim, indicie për krim por edhe fatkeqësi, zjarre dhe vërshime, pas ndrrimit të pushtetit do të hetohen në detaje dhe përgjegjësi do të ket.”, tha Naumov Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
“Kujt po i pastrohet lëkura? Dhe kush është aq i fuqishëm që ta ndezë zjarrin dhe ta fsheh tymin? Siç duket as me këta udhëheqës të këtij institucioni nuk ka ndryshim të traditës së krimit dhe korrupsionit. Agjenda e bllokut “Pro Evropian” po fillon t`i jap shenjat e para. Populli thotë:” Ujku qimen e ndërron, po zanatin nuk e harron.”, thuhet në reagimin e lëshuar nga kryetari i Aleternativa, dega Kumanovë, Orhan Kurtishi.
Vlen të thuhet se për shkak të zjarrit për momentin nuk ka kushte për punë kurse për kthimin e të punësurve në vendet e punës do të vendoset pasiqë të krijohen kushtet për këtë.
FATLUM AQIFI
