Maqedoni

Spasovski vizitoi Qendrën për trajnimin e policëve në Idrizovë

11.07.2023 15:12

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski vizitoi Qendrën për trajnimin e policëve dhe kandidatëve të rinj në Idrizovë...

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski vizitoi Qendrën për trajnimin e policëve dhe kandidatëve të rinj në Idrizovë të cilët ndjekin trajnimin praktik 12 mujorë për nëpunës policor. Gjatë kësaj vizite Spasovski u tha kandidatëve se kanë zgjedhur një profesion serioz dhe të përgjegjëshëm, ku do të duhet të jenë të përgaditur mirë për ti shërbyer shtetit dhe qytetrëve, ndërsa MPB do të vazhdojë të përmirësojë kushtet e nëpunësve policor. Paralajmërohen investime dhe renovime në këtë qendër.
 
“Në kuadër të angazhimeve tona stategjike për krijimin e kushteve të mira në polici, në periudhën që vjenë do të fillojmë rekonstruimin e madh të qendrës për trajnimin e policëve. Rikonstruksioni do të përfshijë katër objekte të kësaj qendre, pavionet ku janë të vendosur kandidatët meshkuj për policë, godina e Administratës, së bashku me pjesën e  ushqimit,  objekti i shkollës me ambientet përcjellëse si dhe pistën për rreshtimin e kandidatëve.”, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Njëherit Spasovski tha se prej shpalljes së gjendjes krize në burgun e Idrizovës, ku MPB asiston burgun duke kontribuar për sigurin më të madhe, tha se janë ulur dukëshëm rastet e vjedhjeve në kryqytet dhe se janë ndaluar daljet ilegale të të dënuarve nga ky burg. 
 
“Përderisa ekziston nevoja për ekzistimin e një situate të tillë krize është mirë  e njejta të jetë në fuqi. Ky institucion duhet të jetë plotësisht nën kontroll që të mund të gjithë neve të jemi të qetë dhe të sigurtë.”, tha Spasovski. 
 
Rekonstruimi i qendrës për trajnimin e policëve kushton 184 milion dhe 836 mijë denarë, ndërsa mjetet janë të siguruara nga vetë buxheti i MPB-së, tha Spasovski.
 
REXHEP QAMILI