Maqedoni
Në Çair përurohet rruga “Sulë Hotla”, akademi solemne kushtuar trimit Sulë Hotla
11.07.2023 15:31
Një rrugë në Çair të Shkupit do ta mbajë emrin heroit kombëtar Sulë Hotla...

Një rrugë në Çair të Shkupit do ta mbajë emrin heroit kombëtar Sulë Hotla. Akademia solemne për veprimtarinë e tij u mbajt në shtëpinë e Zejtarëve. Ndërkaq në prani të familjarëve të tij, miqve dhe intelektualëve, folësit ngritën lart veprën e tij heroike për kauzën shqiptare.
“Ne vendosëm një gjurmë që do të mbetet e përhershme veprën e Sulë Hotlës sot jetësuam jo dokudo por në Shkupin tonë, në kryeqendrën tonë, në Çairin tonë duke i vendosur ermin e rrugës këtij kryetrimi që të dihet dhe të mbahet mend mirë se kush ishte ai e kush na bëri të jemi ne sot këtu ku jemi.”, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Sulë Hotla ka qenë symbol i rezistencës, ka qenë një njeri që e kanë njoftë bota shqiptare, me punën dhe veprën e tij, ka qenë edhe vet nga natyra perëndia që e ka falë që diçka që e ka paraqitë simbolikën e veçantë. Unë atë mund ta krahasoj dhe them me plot bindje se Sula nuk dallon prej Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës dhe Bajram Currit.”, tha veprimtari Hysni Shaqiri.
Sulë Hotla u lind në vitin 1875 në fshatin Hotël të Kumanovës, në një familje bujare shqiptare me tradita kombëtare e fetare. Ishte komandant i çetave vullnetare që luftoi në malësinë e Karadakut bashkë me shokët e tij. Sulë Hotla pati bashkëpunim të ngushtë me atdhedashësit e të gjithë trevave shqiptare. Ai ishte një kohë kryetar i komunës së Matecit.
Sulë Hotla ngriti flamurin kombetar mbi urën e gurit të Shkupit. Poashtu ka marrë pjesë në lidhjen e Prizrenit e deri në idealin e çlirimit dhe mbetjes në një tërësi të të gjithë shqiptarëve. Jeta e Sulë Hotlës mbaroi duke u likuiduar me tradhëti në vitin 1947, varri i të cilit nuk dihet sot e kësaj dite.
VLORA LATIFI TOPOJANI
