Maqedoni

Samiti i NATO-s, Kovaçeski: NATO e bashkuar si kurrë më parë

11.07.2023 16:08

Zgjerimi i NATO-s me Suedinë, mbështetja për Ukrainën, mbrojtja e vendeve anëtare të NATO-s...

Zgjerimi i NATO-s me Suedinë, mbështetja për Ukrainën, mbrojtja e vendeve anëtare të NATO-s, janë vendimet të cilat i miratuan anëtarët e NATO-s në samit,  në kryeqytetin e Lituanisë. Shefi i delegacionit të vendit , kryeministri Kovaçevski, ka thënë se rritja e buxhetit prej 2%  nga bruto prodhimit vendor, në kohën e luftës në tokat evropiane është i pranueshëm.
 
“RMV-ja është vend i cili veçmë ka investuar për modernizim, 30% nga buxheti i mbrojtjes, që është i nevojshëm në këtë kontekst. RMV-ja ka pozicion të qartë. NATO-ja dëshmoi se është e bashkuar si asnjëherë më parë, tani me vendimin që Suedia të jetë anëtare e 32-të e NATO-s.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Stoltenberg: Ukraina do t'i bashkohet NATO-s
 
Vendet e aleancës konfirmuan se politika e NATO-s mbetet e hapur për anëtarë të rinj. Për Ukrainën kanë vendosur t'a shkurtojnë rrugën për anëtarsim.
 
“Do ta rrisim përkrahjen tonë politike dhe praktike për Ukrainën. Kjo do ta sjell Ukrainën aty ku e ka vendin. Do të ndërmarrim hapa të fuqishëm për mbrojtjen, përfshirë edhe plane të reja për mbrojten e rajonit euro  - atlantik.”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg.
 
Bajden: Pranimi i Finlandës dhe Suedisë, historike
 
Kryetari i SHBA-ve Bajden, zgjerimin e NATO-s me dy vende të reja e quan hap të rëndësishëm.
 
“Është moment historik shtimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO. U dakorduam për fomulimin në të cilin është i mundur përfshirja e Ukrainës në NATO. Vazhdojmë të punojmë të bashkuar në NATO.”, tha presidenti i ShBA-ve, Xho Bajden.
 
Në këtë samit, në fokus edhe rritja e forcave të paktit veri-atlantik, kërcënimet hibride dhe sfida të tjera për këtë organizatë sigurie.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU