Kulturë
Teatri shqiptar paralajmëron sezon të begatë
28.02.2015 18:04
“Zoti i Masakrës”nga Jasmina Reza, “Makbethi “nga regjisorja Dijana Dobreva dhe shumë shfaqe të tjera janë vetem nje pjesë e agjendës...

“Zoti i Masakrës”nga Jasmina Reza, “Makbethi “nga regjisorja Dijana Dobreva dhe shumë shfaqe të tjera janë vetem nje pjesë e agjendës dhe që do të ngjiten në skenë gjatë këtij sezoni nga aktorët e Teatrit Shqiptar në Shkupit.
Drejtori I Teatrit , Adem Karaga , thotë se kanë aplikuar me disa projekte dhe presin buxhet për të filluar sa më shpejt me projektin e parë.
“Është shfaqja e parë që ne sipasn planit të ecurive kemi menduar që të fillojë “Zoti i Masakrës”nga Jasmina Reza , i cili projekt planifikohet të bëhet një lloj produksioni me teatrin popullor maqedonas ide e cila ëshët hedhë që moti që kjo shfaqje të punohet në hapësirat e MNT-së të ndërtesës së re një temë koxha e këndshme. Shfaqjen tjetër që ne planifikojmë ta bëjmë po i kthehemi babait të teatrit nëse do të mund të quhet kështu Shekspirit shfaqje e cila për herë të parë në teatrin shqiptar do të punohet është “Makbethi“, shfaqjen që do e udhëheqë dhe do e punojë regjisorja nga Bugaria Dijana Dobreva. Shfaqjen tjetër që ne planifikojmë të bëjmë është e një regjisorjeje nga Shkupi që punon dhe vepron në Stamboll Bilgemi shfaqje të cilën do të punohet dhe do të realizohet në teatrin tonë kjo ëshët” Nën tavolinë”që do e punojë Bilgija”, shprehet drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Adem Karaga.
Sipas Karagës, Teatri Shqiptar në Shkup ka në plan të bëj edhe një kooproduksion të përbashkët me teatrin turk, aq më teper qe po afrohet koha e te jubileut , 65 vjetorit të funksionimit së teatrit shqiptare.
“Pas gjithë këtyre viteve e pamë të arsyeshme që ne të vëm në skenë forcat tona të dy ansambleve ai shqiptar dhe ai turk bëhet fjalë për komedinë e përkryer Gollonit “Shërbëtorin e dy zotërinjve “shfaqje e cila do të mund të sjellë shumë të qeshura dhe public më të gjerë në skenën e teatrit tonë të përbashkët dhe shfaqja tejetër që ne po planifikojmë të punojmë këtu që mendojmë tia dedikojmë doajenës të teatriot shqipatar Elhame Bilalli”, shprehet drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Adem Karaga.
Aktorët e Teatrit Shqiptar të Shkupit, muajin e ardhshëm do të ngjiten në skenen e Teatrit të Bursës në Turqi.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
