Kulturë
U promovua vepra “Unë, përballë ngjarjeve”
28.02.2015 18:10
“Unë, përballë ngjarjeve”, është vepra monografike e primarius doktor Mair Iseini, e cila u promovua sot në Gostivar...

Promovimi i kësaj monografie përkon edhe me atë që sot bëhen 17 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, pas sulmit të ushtrisë serbe në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovë.
Ndryshe, primarius doctor Mahir Iseini në vitin 2006 ka botuar edhe librin e tij shkencor: “Alkooli dhe marihuana drejtë kokainës, heroinës dhe prostitucionit”, si dhe librin publicistik “Zhvillimet në Maqedoni dhe lindja e UÇK-së”.
Në aktin solemn të promovimit të kësaj vepre, recensenti Bejtush Gashi nga Kosova potencoi se kjo vepër ngërthen në vete një mori ngjarjesh që nga Lufta e Kosovës e deri në Konfliktin e armatosur në Maqedoni, e shiç e cilësuan ata, kjo vepër lë gjurmë të pashlyeshme në historinën e popullit shqiptarë.
Në promovimin e kësaj monografie të pranishëm ishin shumë mysafir, qytetarë, miqë dhe familjarë të doktor Mair Iseini. Mesin e tyre ishte edhe Muftiu I Muftinisës së Gostivarit Shaqir Fetahu dhe Bexhahudin Sheapi -Sekretatë Shtetrorë pranë Ministrisë së Kulturës, të cilët folën më shumë për personazhin dhe humanizmin e doktor Iseinit.
Ndërsa autori i monografisë, Mahir Iseini, ka sjellur momente që e kanë shtyre t'i qaset kësaj monografie dhe personaliteteve dhe ndodhive që janë në të.
Përndryshe, autori I veprës, Mahir Iseini vite të tëra ka kontribuar edhe si nënkryetarë I “EL-Hilal” gjatë eksodit të refugjatëve nga Kosova dhe Bosnja e Hrecegovina, ndërsa në një periudhë ai ka qenë I kyçur drejtpërdrejtë edhe në poilitikë.
LULZIM HAZIRI
