Meksikë, tre oficerë policie kanë vdekur pas një sulmi me bombë
12.07.2023 10:37
Të paktën tre oficerë policie...

Të paktën tre oficerë policie kanë vdekur pas një shpërthimi në shtetin meksikan të Jalisco.
Krimi duhet të ketë qenë i drejtuar autoriteteve policore dhe prokurorisë së shtetit, shkruan guvernatori Enrique Alfaro, në rrjetet sociale.
Mësohet se janë lënduar nëntë persona të tjerë, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Shteti bregdetar i Jalisco ka pasur një krizë të gjatë në lidhje me sigurinë, për shkak të ndikimit të madh të kartelit të drogës CJNG dhe kapitalit të dhunshëm.
