Botë
Qeveria e Kosovës, shpallet shtensionim i situatës në veri
12.07.2023 11:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se shpall publikisht deeskalimin e situatës në katër komunat...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se shpall publikisht deeskalimin e situatës në katër komunat në veri të vendit, e që përfshijnë reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve. Duke u bazuar në zbatimin e plotë dhe pa kushte të marveshjes bazike të arritur në Bruksel dhe aneksit të dakorsuar në Ohër sipas kryeministrit Kurti në takimin e Besnik Bislimit me emisarin Lajçak në Bratislavë të Sllovakisë, është rënë në dakordim mes të dy palëve, drejt rrugës së deeskalimit të situatës në veri të vendit.
“Qeveria e Kosovës e shpall publikisht gadishmërinë e saj për të punuar në drejtim të deeskalimin e situatës, si dhe për të mos ndëmarrë hapa që mund të eskalojnë situatën në veri të vendit. Kjo gjë nënkupton edhe reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave të komunave apo në afërsi të tyre, pra 25%, do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna, dhe do të vazhdojnë detyrë atje ku ka më shumë nevojë për ta meqenëse konsiderojmë se pranë komunave tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë.”, tha kryeministëri i Kosovës, Albin Kurti.
Një pikë tjetër e potencuar ka qenë edhe thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të vendit.
“Kjo do të ndodh pas stinës së verës dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Për ne si Qeveri e Kosovës vazhdon të jetë me rëndësi që qytetarët e Kosovës të kenë përfaqësim lokal që i përfaqëson si duhet, por për ta arritur këtë duhet ambienti që mundëson fushatën e mirëfilltë.”, tha Kurti.
Gjithashtu, Kurti njoftoi se është marrë vendimi që Policia e Kosovës së bashku me trupat e EULEX-it dhe KFOR-it të rishqyrtojë kohë pas kohë pakësimin e mëtutjeshëm të prezencës së këtyre trupave.
FITIM KRYEZIU
