Struga Trim Lum barazoi, Duro çdo gjë është e hapur

12.07.2023 12:14

Kampioni i vendit Struga Trim Lum...

Kampioni i vendit Struga Trim Lum, rrugën e saj evropiane e nisi nga raundi i parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Liqenasit në ndeshjen e parë kualifikuese barazoi 0-0 ndaj Zalgiris, në LFF stadionas (Vilnius). 

Të dyja skuadrat për 90 minuta lojë shpërdorën disa raste, ashtu që si njëra edhe tjetra mund të vuajnë që nuk dolën fituese.

Por pas shpërdorimit të rasteve skuadrat u detyruan të pajtoheshin me një barazim pa gola, duke lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

“ Sigurisht që unë kam thënë që çdo gjë  në këto ndeshje me dy takime përfundon pas 180 minutave, por patjetër që sot do ta përgëzojë skuadrën për këtë rezultat dhe për këtë lojë që zhvilluan. Sigurisht ne arritëm të barazonim por kishim disa mundësi edhe për ta fituar ndeshjen. S’duam të mendojmë për ndeshjen e dytë sepse sapo kemi përfunduar ndeshjen e parë. Kemi kohë gjatë javës për ta menduar për ndeshjen e dytë, megjithatë unë e them që çdo gjë është e hapur duke e pasur parasysh që është sistem me dy takime.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro.

Ndeshja e kthimit Struga TL – Zhalgiris do të luhet me 18 korrik në Ohër, ndërsa fituesi i kësaj përballje në raundin e dytë eliminator do të përballet me gjigandin turk Gallatasaraj.