Daja i Ballkanit: Jemi të kënaqur me lojën dhe me rezultatin

12.07.2023 12:23

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja....

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vlerësuar lartë paraqitjen ndaj Ludogoretsit. Por ai ka thënë se nuk ka përfunduar ende asgjë.

“Kemi luajtur një pjesë të parë perfekte. Skuadra kundërshtare nuk kishte asnjë shans. Kemi bërë mirë edhe me qarkullimin e topit. Me pesë ndërrimet e tyre ramë pak fizikisht. Por këta djemë nuk dorëzohen kurrë. Kanë karakter. E thash në mënyrë figurative që e japin shpirtin në fushë. Dhe kjo ndodhi. Nuk është e pakët që në 70 për qind të kohës të jesh mbi kundërshtarin, duke ditur se çfarë kundërshtari kishim përballë”, ka thënë Daja.

Ai megjithatë ka tërhequr vërejtjen se është edhe një ndeshje. “Duhet të bëjmë edhe më mirë se në fushën tonë. Kemi përballë ekip me kualitet. Nuk do të shkojmë për të mbrojtur rezultatin. Kemi bërë gjysmë hapi, por nuk kemi bërë ende asgjë. Nuk ka rëndësi rezultati pas 90 minutave, por pas 180 minutave”, ka thënë Ilir Daja.