56-vjeçari rinovon kontratën me klubin portugez

12.07.2023 13:03

Futbollisti japonez Kazuyoshi Miura...

Futbollisti japonez Kazuyoshi Miura vazhdon të shkruajë historinë në botën e futbollit me rekordet e tij personale.

Japonezi e ka nisur karrierën e tij futbollistike në vitin 1986 dhe sapo ka rinovuar edhe për një sezon kontratën e tij me klubin portugez të ligës së dytë, Oliveirense. 56-vjeçari d otë vazhdojë të luajë futboll duke e bërë rekordin e tij të paprekshëm, pasi është i vetmi lojtar në histori që ka luajtur në pesë dekada të ndryshme.

Sezonin e kaluar, Miura luajti tre ndeshje dhe tashmë mbetet për t’u parë se sa minuta do të ketë në këmbët e tij në sezonin e ri.