Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve përforcon kuadrin në prokuroritë e vendit
12.07.2023 13:16
Këshilli i Prokurorëve zgjodhi dy prokurorë të ri në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion...

Këshilli i Prokurorëve zgjodhi dy prokurorë të ri në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion Olivera Proeska, Verica Berxhetska Kërsteva dhe rizgjodhi përseri Milica Gavrillova e cila deri tani ishte duku punuar në këtë prokurori. Këshilli i Prokurorëve nuk i zgjodhi kandidatët Gazmend Mehmeti, Elizabeta Josifovska Aleksandar Markovski dhe Vlladimir Milloshevski të cilët kishin konkuruar në këtë prokurori. Pavarësisht kësaj, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Antonio Jovevski paralajmëron përforcime të reja të kuadrit të kësaj prokurorie, e cila është në fokus të faktorit ndërkombëtare. Do do të shpallen konkurse të reja tha ai.
“Në shtator do të shpallim përsëri konkurs të ri për zgjedhjen e prokurorëve të ri në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion ku do të plotësojmë numrin e nevojshëm të prokurorëve në këtë prokurori. Është shumë në rregull që në këtë konkurs na u paraqiten më shumë kandidatë, mirëpo një grup i caktuar të prokurorëve të rinj, të cilat ne i vlerësojmë se janë prokurorë të mirë ne nuk i shohim që të paraqiten në këto konkruse për të plotësuar numrin në këtë prokurori.”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski.
Këshilli i Prokurorëve zgjodhi pesë prokuror të ti në Prokurorinë Themelore Publike dhe me nga një në Gostivarë dhe Kavadarë. Nga gjashtë kandidatët e paraqitur në konkursin e hapur për vetëm pesë prokurorë, janë zgjedhur Zoran Zdravev, Irina Spasovska, Emilia Mizo Dimkov, Fatmir Musa, Ajbedin Ajdini, ndërsa kandidati Igor Dimitrovski nuk u zgjodh. Në Prokurorinë në Gostivarë u zgjodh Elizabeta Josifovska, ndërsa në Kavadarë Elena Mançeva Kostova.
Ndërkohë Artan Ajro dhe Natasha Goxhoska fituan shumicën e votatave të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve dhe u zgjodhën prokurorë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, ndërsa Natalia Tasevska dhe Elvin Veli në Prokurorinë Themelore Publike.
REXHEP QAMILI
