Maqedoni

Tetovë, Falisht dhe Saraqini me ujë të pijshëm

12.07.2023 14:40

Pas shumë vitesh munges të ujit për pije banorët e fshatit Falisht dhe Saraqin të komunës së Tetovës...

Pas shumë vitesh munges të ujit për pije banorët e fshatit Falisht dhe Saraqin të komunës së Tetovës, do të kenë ujë të pijshëm 24 orë, pas hapjes së pusit për këta dy fshatra. I pari i Tetovës Bilall Kasami, tha se edhe për 20 vitet e ardhshme këta banor do të kenë ujë për pije. Kasami tha se ky investim është falë dy bizneseve private vlera e të cilit shkonë deri në 30 mijë euro.
 
“Sikurse shumë investime tjera që janë paraqitur si urgjencë dhe duke pasur parasysh gjendjen financiare në të cilën ndodhet komuna e Tetovës jemi detyruar që të kërkojmë mbështetje nga bizneset private dhe në këtë rast kemi pasur mbështetje nga dy kompani private që kanë bërë si donacion këtë investim. Vlera e investimit është diku rreth 1.9 milion denar, që i bie afër 30 mijë euro, me me këtë investime i bie të sigurojm 20 litra ujë në sekond, që d.m.th që për këta dy fshatra është parapa edhe sikur të zgjerohen dhe të ketë rritje të banorve për 20 vite të ardhshme nuk do të kenë problem për ujin e pijshëm.”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Lidhur me cilësinë dhe kualitetin e ujit të pijshëm, këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Ratko Davidovski, tha se duhet që zonat prej nga meret uji, të jenë të mbrojtura, të cilët duhet që të kontrollohen rregullisht dhe të dezinsketohen. Sipas tij, mbi 60 përqind e vendbanimeve nuk bëjnë dezinfektim të ujit në mënyrë të rregullt.
 
“Në këtë rast, në fshatin Falisht, kemi siguruar dezinfektim dhe kjo bëhet me rrymë dhe kjo mënyrë e dezinfektimit duhet të jetë për të gjithë vendbanimet. Ne, kur marrim rezultatet e ujit dhe shohim se uji nuk është i pijshëm, rekomandojmë gjithnjë që të bëhet dezinfektimi i ujit. Ky dezinfektim kushton shumë, prandaj duhet që të gjenden donacione për dezinfektim të vazhdueshëm.”, tha Ratko Davidovaki, këshilltar në komunën e Tetovës nga VMRO-DPMNE.
 
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, akuzoi pushtetin qendror, se refuzon çdo projekt të komunës së Tetovës, teksa tha se pa asnjë sqarim ministria e Ekologjisë nuk e ka pranuar projektin për dokumentacionin teknik për dhjetë fshatra të Malësisë së Tetovës për furnizim me ujë të pijshëm.
 
VISAR SADIKI