Maqedoni
Samiti i NATO-s, Kovaçevski: Siguria e Ballkanit varet nga integrimi euro-atlantik
12.07.2023 15:17
Siguria, kërcënimet dhe lufta në Ukrainë janë sfida globale andaj pakti veri-atlantik bën thirrje për bashkëpunim...

Siguria, kërcënimet dhe lufta në Ukrainë janë sfida globale andaj pakti veri-atlantik bën thirrje për bashkëpunim me partnerët dhe aleatët ndërkombëtar, në mënyrë që të ruhet rendi botëror. Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez, kyeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se siguria dhe stabiliteti i Balkanit Perëndimor, varet nga përshpejtimi i integrimit të këtij rajoni në strukturat euro –atlantike.
“Do ta riafirmoj edhe qëndrimin për rëndësinë e integrimeve evropiane dhe euro –atlantike, për paqen, stabiltitetin, sigurinë dhe prosperitetin e këtij rajoni shumë të rëndësishëm, edhe për NATO-n, por edhe për Bashkimin Evropian.”, tha kyeministri Dimitar Kovaçevski.
Integrimi i Ukrainës në NATO, Stoltenberg: Përshpejtojmë procedurën për këtë vend
Në takimin e parë të këshillit NATO- Ukrainë, aleatët kanë dalë me përkrahje detajuese për anëtarësim sa më të shpejtë të Ukrainë në aleancë, duke njoftuar shmangijen e Planit Aksionar për këtë vend. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, mirëjnohës ndaj aleancës për këtë vendim.
“Anëtarët e aleancës u dakorduan ta heqin kërkesën për Planin Aksionar për Anëtarësim. Kjo do t’a ndryshojë rrugën e anëtarësimit të Ukrainës, nga njëproces me dy hapa në njëproces me një hap dhe ne do të lëshojmë ftesë për Ukrainën për t’ju bashkuar NATO-s kur aleatët të bien dakord se kushtet janë plotësuar.”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Zelenski: Do të punojmë për anëtarësim
“NATO-ja solli vendim që për Ukrainën se nuk duhet Plan Aksionar për anëtarësim. Kjo do të kontribuojë për pranim më të shpejtë në aleancë. Do të punojmë maksimalisht që t’i plotësojmë kriteret për anëtarësim në NATO.”, tha president i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Në këtë samit, në fokus ka qenë edhe rritja e forcave të paktit veri-atlantik, kërcënimet hibride dhe sfida të tjera për këtë organizatë sigurie.
NERMIN MLAKI FEJZULLAHU
