Maqedoni

Vala e të nxehtit mbretëron në vend, temperatura mbi 40 grad celsius

12.07.2023 15:40

Vendi është nën ndikimin e valës së të nxehtit....

Vendi është nën ndikimin e valës së të nxehtit. Priten temperatura mbi 40 gradë. Duhen reduktuar lëvizjet në natyrë nga ora 11:00 deri në 17:00, të konsumohen lëngje, ushqime të lehta dhe veshje të përshtatshme janë disa prej rekomandimeve të mjekëve. Të sëmurët kronikë, veçanërisht personat me sëmundje të zemrës, neurologjike dhe të mushkërive, duhet ta marrin terapinë rregullisht. Një apel për drejtuesit e mjeteve për të qenë më të kujdesshëm, temperaturat e larta zvogëlojnë përqendrimin. Nëse qytetarët duhet të dalin jashtë në pjesën më të nxehtë të ditës, ata duhet të mbrojnë veten mirë thonë mjekët. 
 
“Në pjesën më të nxehtë të ditës nuk duhet të kemi aktivitet fizik të shtuar, do të ishte e preferueshme ta bënim atë herët në mëngjes ose pasdite vonë. Por nëse kjo duhet të ndodhë, në atë rast duhet të veshin rroba të lehta prej pambuku, të mbrohet koka me kapele dhe të hidratohemi mirë, pra të konsumojnë lëngje të mjaftueshme.”, tha Milica Buballo, udhëheqëse e sektorit të ndihmës së shpejtë.
 
Qytetarët ankohen për rritjen e temperaturave, sidomos ata me terapi kronike. 
 
“Shumë e vështirë, shumë vapë, pasdite nga vapa që avullon, nuk merr dot as frymë mbijetojmë nën kondicioner, disi arrijmë të kalojmë nxhetësinë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Vetë nxehtësia ndikon rritjen e shtypjes së gjakut.”, tha një qytetar.
 
“Më ndikon më së shumti sepse duhet ndenjur mbyllur në shtëpi gjatë gjithë ditës me kondicioner.”, u shpreh një qytetar.
 
Për shkak të temperaturave të larta, Qeveria rekomandon lirimin nga puna të grupeve të rrezikuara, siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet. Po ashtu në çerdhe nuk duhet të ketë aktivitete fizike për fëmijët në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00, kurse njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale të ofrojnë ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe të pastrehët.
 
Qeveria rekomandon që “sektori privat të organizojë orarin e punës me qëllim që të mbrojë punëtorët nga dielli nga ora 11:00 deri në ora 17:00.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Masat do të jenë në fuqi nga 13 deri më 16 korrik, deri në vendimin tjetër.
 
FLUTURA LATIFI