Maqedoni
Reforma tatimore, VMRO s’do mbështesë tre ligjet qeveritare
12.07.2023 15:58
Tre ligjet qeveritare për reforma tatimore në shënjestër të VMRO-së....

Tre ligjet qeveritare për reforma tatimore në shënjestër të VMRO-së. Ligji për TVSH, ligji mbi fitimin dhe ligji i tretë i ashtuquajtur ligj i taksës së solidaritetit, të cilat duhet të mbërrijnë në kuvend, s’do mbështeten nga deputetët e VMRO-së. Sipas tyre ligjet nuk janë reformuese por rëndesë tatimore për qytetarët dhe ekonominë, pasi vendosen tatime të rreja dhe rriten ekzistueset.
“Qeveria nuk dëgjon apelet e VMRO-DPMNE-së se tatimi i vlerës së shtuar të ushiqimeve duhet të ulet në 0%, ndërkaq TVSH-ja e rrymës të jetë 5% derisa inflacioni nuk kthehet në normalitet. Përkundrazi prisni rritje të TVSH-së për 10% për produkte të caktuara ushqimore. Disa muaj kërkojmë listën e produkteve me çmime të rritura, por e njëjta ende është e pakapshme për opinionin. Rritje shtesë me ligjin ër TVSH-në është shtrenjtimi i peletave të cilat do të kenë tatim 18% në vend të 5% të deritanishëm.”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO- DPMNE-së.
Qeveria: Ndryshimet, sipas së drejtës europiane
Nga qeveria me arsyetim se revizioni tatimor është në përuthje me të drejtën europiane, duke ulur TVSH-në nga 18 në 5% të produkteve higjienike te femrat dhe librat dixhital, rritjen e produkteve ushqimore nga 5 në 10 % ushqimeve jo bazike dhe peletave.
Por deputetët e VMRO-së thonë se do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ofron rregullorja e kuvendit që ligjet mos miratohen me hapjen e debatit në seancë plenare më 18 korrik edhe përkundër kufizimeve të debatit brenda tre ditëve.
MERALE ISMAILI
