Maqedoni
Zjarri në Gjykatën e Kumanovës, Bediu: Dyshimet e para për zjarrin, instalimi i vjetër
12.07.2023 16:27
Dyshimet e para për shkaktimin e zjarrit në arkivën e Gjykatës në Kumanovë, janë instalimi i vjetër i rrjetit elektrike...

Dyshimet e para për shkaktimin e zjarrit në arkivën e Gjykatës në Kumanovë, janë instalimi i vjetër i rrjetit elektrike. Kështu për TVM2 është shprehur prokurorja publike Teuta Bediu Ramadani, Shefe e prokurorisë në Kumanovë. Ramadani njoftoi se për shkaqe sigurie hetimi do të fillojë gjatë ditës së nesërme. Njoftoi se nafta e ngelur nga dimri dhe disa armë të vjetra, nuk janë kaluar nga zjarri.
“Instalacioni i rrymës është shumë i vjetër. Dyshimet e para në fazën e parahetuesisë janë se zjarri vjen nga instalimi i rrymës. Mirëpo, zyrtarisht dhe më sigurt do ta themi nesër pasi të bëjmë edhe kqyrjen e parë në vendin e ngjarjes. Hetimi, kqyrja në vendin e ngjarjes do të fillojë nesër. Nga ana e zjarrëfikësve na informuan se duhet të anulohet përshkaqe sigurie, vendi është akoma i ngrohët dhe ka pasur një burim të tymit. Unë jam e informuar se rezervat e naftës janë në cistërnë të mbyllura dhe nuk ka në sasi të mëdha të naftës por ajo që ka mbetur e pashfytëzuar nga dimri dhe tani për tani është e siguruar. Nuk ka armë, janë disa të vjetra që nuk janë kapur nga zjarri.”, tha prokurorja publike Teuta Bediu.
Sipas raportit të fundit të Këshillit gjyqësor, për Gjykatën e Kumanovës janë adresuar ankesa për mardhënie të prishura ndërnjerzore si dhe është konstatuar frik dhe pasiguri. Janë konstatuar edhe keqpërdorime me sistemin AKMIS.
Lidhur me qëndrimet e Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga se Këshilli gjyqësor për 5 muaj me radhe po zvarrit procedurën dhe nuk po ndërmer masa për vërtetimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e ushtrueses së detyrës Kryetare e Gjykatës së Kumanovës, Snezhana Manev për kepërdorimet e konstatuara në sistemin Akmis, janë prononsuar nga Këshilli gjyqësor.
“Sistemi AKMIS është në kompetenca të Ministrisë të drejtësisë i cili realizon kontrolle të regullta dhe jashtëzakonshme të gjykatave. Nëse janë konstatuar Nëse konstatohen devijime dhe parregullsi të caktuara, ministria mund të përgatisë raporte për të nisur procedurën e duhur.”, thuhet në Kumtesën e Këshillt.
VMRO-DPMNE: Zjarri në Gjykatën e Kumanovës, jo i rastësishëm
Lidhur me djegjen e arkivës së Gjykatës në Kumanovë vqazhdojnë akuzat nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, gjithmonë kur BDI dhe LSDM janë të kapur në krim, digjen gjykata, vërshohen prokurori apo zjarri e kaplon Ministrinë e drejtësisë.
“Në mes të zbardhjes së krimeve më të mëdha për qeverinë, ndodhin në mënyrë misterioze fatkeqësi, gjatë të cilave me sa duket asgjësohen dokumentet. Kur dikush nga qeveria duhej të mbante përgjegjësi, ndodhi një përmbytje në Prokurorinë publike. Kur vendi u trondit nga skandale të mëdha, Ministria e Drejtësisë ishte në flakë. Tani që çdo ditë dalin afera të reja kriminale për pushtetin, arkivi i gjykatës në Kumanovë u dogj. Nga ndonjë rastësi, nga Kumanova janë edhe Oliver Spasovski dhe Dimitar Kovaçevski.”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Për momentin zjari në Gjykatën e Kumanovës është lokalizuar ndërsa vendi i ngjarjes do të kontrollohet edhe më tej nga zjarrëfikësit dhe policia.
FLORIJE BELULI KAMBERI
