Maqedoni
Shoqata “SOS VITA” hap cafe-picerinë për ndihmë të kësaj shoqate
12.07.2023 16:53
Aktivitetet e shoqatës për nevoja të vecanta “SOS VITA” nuk kanë të ndalur....

Aktivitetet e shoqatës për nevoja të vecanta “SOS VITA” nuk kanë të ndalur. Sot u bë hapja solemne e kafe-picerisë për të gjithë ata persona që dëshirojnë të kalojnë ambiente familjare mund të vijnë këtu dhe mjetet e grumbulluara do t’i ndihmojnë kësaj shoqate.
Kryetai i shoqatës “SOS VITA” Ertan Shaqiri shprehet mirënjohës ndaj donatorit për këtë projekt që do tu ndihmojë kategorisë me nevja të veçanta.
“Hapet edhe një vend ku do të shoqërohen personat me nevoja të vecanta, ku do të kalojnë ditë më të mira dhe gjithçka bëj në jetën time bëj për këta njerëz. Këta njerëz janë të veçantë dhe do të mbesin të veçantë deri sa të jem gjallë.”, tha kryetai i shoqatës “SOS VITA” Ertan Shaqiri.
“Këtë që po e bëjmë është minimale në krahasim me atë që shoqata SOS Vita bën për personat që janë me nevoja të veçanta, duhet të përgezohet për guximin, dinamikën, dhe idetë e tij.”, tha drejtor i Hallk Bankës, Billall Suxhubashe.
“Kemi me u shoqëruar ne që jemi me evoja të vecanta, por është edhe një punë e mirë se kjo do t’i ndihmoje edhe shoqatës por edhe personave me nevoja të vecanta.”, tha Bejtulla Bejtualli, anëtar në “SOS VITA”.
“Personat me nevoja të veçanta të vijnë këtu të shoqërohemi që të mos rrijnë në shtëpi me problemet që i kanë por të relaksohemi këtu.”, tha Zhivko Milevski, anëtar në “SOS VITA”.
“Te shoqata jam këtu shum mirë do të vijmë këtu një bisedë të bëjmë, do të mblidhemi me shokë dhe me shoqe këtu.”, u shpreh një anëtare.
Nga shoqata “SOS VITA” ftojnë institucionet kompetente dhe të gjithë atyre që kanë mundësi që tu ndihmojnë personave me nevoja të vecanta. Ata kanë nevojë për një transport që tu shërbejë këtyre personave për kryerjen e aktiviteteve të tyre.
VLORA LATIFI TOPOJANI
