Kyçja e faktorit ndërkombëtarë e domosdoshme
Maks Vander Shtull, Riçard Hollbruk, Robin O’Nill, Xhejms Perdju, Fransoa Leotar, Shtefan Fyle, janë këto disa nga emrat e ndërmjetësve ndërkombëtarë të cilët kanë nxjerë Maqedoninë nga kriza të ndryshme politike , ndëretnike dhe ndërshtetërore që nga mëvetësimi I saj...

Kësaj liste tani mund ti shtohet edhe ndonjë emër tjetër që do të ndihmonte vendin për dalje nga kriza aktuale politike e aferës së përgjimeve.
Është ky vlerësimi I analistit politik Naser Zyberi I përfshirë në negociata me ndërkombëtarë për konteste të ndryshme. Sipas Zyberit Maqedonia nuk ka klasë poltike dhe institucione të gatshme për të dalë vetë nga kriza. Kyçja e faktorit ndërkombëtarë është e domosdoshme shprehet Zyberi.
“Kyçja e faktorit ndërkombëtarë do të jetë e vetmja rrugëdalje për të tejkaluar këtë krizë ndoshta me pasoja më të vogla. Pasoja gjithsesi do të ketë kjo situatë por pasojat mund të jenë edhe shumë më të rënda dhe mund të hyhet në një situatë kaotike në qoftëse refuzohet edhe më tutje ndihma e faktorit ndërkombëtarë” – tha analisti politik, Naser Zyberi.
Analizuar situatën aktuale Zyberi thotë se është VMRO DPMNE ajo që nuk shprehet për përfshirjen e ndërkombëtarëve, për dallim nga BDI e cila kërkon që pala e tretë të shpëtojë Maqedoninë nga eskalimi i situatës.
“Apelet e këtillla janë shumë qëllim mira dhe të adresuara drejt, gjithë ata që e refuzojnë kyçjen e faktorit ndërkombëtarë mund të jenë shkaktar të një eskalimi të tërësishëm të situatës” – tha analisti politik, Naser Zyberi.
Por Brukseli zyrtar mbetet në thirjet që kriza të zgjidhet brenda institucioneve. Eurokomsioneri Johanes Hahn pasi u njoftua me problemin nga afër sugjeroi formimin e komitetit parlamentar që do të merej me këtë problematikë.
Ai nuk përjashtoi mundësinë që deputetë të parlamentit europian të ndihmojnë në kthimin e dialogut politik, por nga kjo akoma asgjë konkrete.
Lideri I opozitës vazhdon me publikimin e bisedave të përgjuara përfshirë edhe amabasadorë të huaj në vend, ndërsa kryeministri Gruevski nga ana tjetër me bindjen se gjitha këto do të përgënjeshtrohen në gjykatë. (Meral Ismaili, TVM2)
