Presidenti amerikan, Joe Biden viziton Finlandën
13.07.2023 10:51
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden...

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden mbrëmë ka arritur në Finlandë. Kjo ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, me Biden, i cili ka vazhduar vizitën e tij në Finlandë, noftojnë mediat skandinave.
Biden mbërriti në Finlandë në aeroportin Helsinki-Vantaa rreth orës dhjetë të mbrëmjes.
Bëhet e ditur se në Helsinki ai do të takohet me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, si dhe kryeministrat e vendeve të tjera nordike, në Samitin Nordiko-Amerikan.
