Përleshje në Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca (VIDEO)

13.07.2023 11:40

Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës....

Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët e opozitës janë përleshur me deputetët e pozitës dhe ministrat, teksa kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.

Derisa kryeministri Kurti po fliste në Kuvend për çështjen e veriut, ai u spërkat me ujë nga deputetë të opozitës, gjë që shkaktoi përleshje fizike mes deputetëve dhe ministrave të pranishëm në Kuvend.