Pas përleshjes, shtohet prania e policisë para Kuvendit të Kosovës
13.07.2023 12:54
Pak më parë ndodhi një rrahje në Kuvendin e Kosovës....

Pak më parë ndodhi një rrahje në Kuvendin e Kosovës. Në momentin kur plasën grushtet afër foltores kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mbante fjalim, kryesuesi i Kuvendit Glauk Konjufca ka kërkuar praninë e policisë brenda sallës së kuvendit.
Kështu pas ndodhive të pakëndshme në Kuvend, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj edhe jashtë dyerve të institucionit më të lartë shtetëror.
