Administrata gjyqësore në protestë, kërkojnë rritje pagësh për 30 % dhe buxhet i pavarur
Të punësuarve të administratës gjyqësore....

Të punësuarve të administratës gjyqësore nuk do tu paguhen shtesat në rrogë. Ky është vendimi përfundimtar të cilët ata e kanë marrë nga Ministria e Financave.
Të revoltuar për shkak të këtij vendimi, administrata organizoi protesta një orëshe para të gjitha gjykatave në vend.
Nuk pajtohen me as me marrëveshjen e arritur për rritjen e pagave në administratë prej 10 % dhe me regresin e parashikuar vjetor K-15. Kërkojnë rritje të pagave të tyre për 30 %.
“Nga mjetet tona po ndahen mjete për buxhetin e shtetit dhe të gjyqësorit, me ç’rast kemi ardhur në një situatë ku funksionerët e emëruar të kenë rritje pagash prej 78 %, ndërsa neve, të punësuarëve në shërbimet gjyqësore të na ndalohen shtesat e parashikuara, ku tani ka dallim të madh të pagave në gjyqësor” – tha Kryetarja e Sindikatës e Administratës Gjyqësore, Jasmina Veliçkova.
“Për këto arsye ne bëjmë thirrje dhe kërkojmë mbështetje nga buxheti i Këshillit Gjyqësor dhe Shoqata e Gjykatësve të bëjnë trysni për të miratuar një ligj të ri për buxhetin gjyqësor, me të cilin pushteti gjyqësor do të ketë buxhet të pavarur. Poashtu miratohet edhe një ligj për shërbime gjyqësore, me të cilin do të rregullohet statusi i shërbimeve gjyqësore, konform punës dhe përgjegjësive që administratorët e bëjnë” – deklaroi Nënkryetarja e Shoqatës së Administratës Gjyqësore, Renata Gjorgjievska.
Nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, të punësuarit në administratën gjyqësore nga 1 shtator do të organizojnë grevë të përgjithshme. Do të bllokojnë rrugët dhe nuk do të lëshojnë vërtetime gjyqësore.
“Shtesat më parë i kemi marr rregullish. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetueseme të cilin u rritën pagat e funskionarëve, për ne shtesa më nuk ka. Dallim i pagave midis të punësuarëve në shërbimet gjyqësore dhe gjykatsëve nuk ka pasur asnjëhere, ndërsa puna jonë është ekipore dhe e ndërlidhur” – tha Verica Taseva nga Shoqata e Administratës Gjyqësore.
Sipas të dhënave administrata e gjykatësve numron rreth 5.000 të punësuar. Protestat një orëshe të administratës do të vazhdojnë edhe gjatë pushimit kolektiv të gjykatësve. (Rexhep Qamili, TVM2)
