Zgjedhje për dy antarë të Këshillit Gjyqësor, 236 gjykatës shfrytëzuan të drejtën e votës
236 gjykatës në vend....

236 gjykatës në vend patën të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhjet e drejtpërdrejta për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor.
Votimi u realizua në dy njësi zgjedhore: njësia e Gjykatës Supreme dhe njësia e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe gjykatat administrative.
Në listë për antarë të Këshillit gjyqësorë ishin tre kandidatë: Naqe Georgiev (gjykatës në Gjykatën Supreme), Antoneta Dimovska (gjykatëse në Gjykatës Civile) dhe Lazar Nanev (gjykatës në Gjykatën Themelore të Kavadarcit).
Dy kandidatët të cilët sigurojnë më shumë vota, zgjidhen për anëtarë të Këshillit, ndërsa betimin e japin para kreut të Kuvendit.
“Kjo është një mënyrë demokratike për zgjedhjen e antarëve të Këshillit nga ana e gjykatësve, ku ata vetë vendosin në mënyrë të pavarur për kolegët e tyre, për zgjedhjen e tyre në organin më të lartë gjyqësorë. Vlerësoj dhe shpresoj se do të përmirësohet reputacioni i gjyqësorit dhe Këshillit gjyqësor dhe atë që e presim do të realizohet” – deklaroi Jetmire Ajdini Boshnjaku, Kryetare e njësisë zgjedhore 30.
Zgjedhjet për dy vendet vakante në organin më të lartë të drejtësisë erdhën si pasojë e dorëheqjes së dy anëtarëve: Mirjana Radevska Stefkova dhe Zoran Gerasimovski, që rezultuan pas mosmarëveshjeve dhe kritikave të shumta për punën e Këshillit Gjyqësor.
Sipas Ligjit, votimi u realizua nga ora 8 deri në orën 15, ndërsa materiali zgjedhorë dorëzohet deri tek Këshilli gjyqësor ku Komisioni për zgjedhje i publikon rezultatet.
Kandidatët kanë të drejtë për dy parashtresa, për mënyrën e votimit dhe rezultatet e publikuara. Këshilli gjyqësor është i përbërë nga 15 antarë, prej të cilëve 8 zgjidhen nga Gjykatësit.
Mandati i antarëve të Këshillit gjyqësor është 6 vjet. Ministri i drejtësisë është pjesë e Këshillit gjyqësorë por pa të drejtë vote. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
