Galatasaray angazhon spanjolin Angelino
13.07.2023 14:06
Angelino është lojtar i Galatasaray...

Angelino është lojtar i Galatasaray. Mbrojtësi spanjoll ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij te skuadra turke. 26-vjeçari ka luajtur në sezonin e fundit për Hoffenheim në Bundesligë, ndërsa më parë ai ka veshur edhe fanellën e Leipzig.
Nuk mund të lihet pa përmendur edhe eksperienca me skuadra si Manchester City, Breda, Mallorca dhe PSV.
Galatasaray synon që të fitojë titullin kampion në sezonin e ardhshëm, me rivalitetin që është i madh.
“Jam i lumtur që vij këtu. Erdha në një klub fantastik. Jam i emocionuar të luaj para tifozëve. Faleminderit klubit që më dha këtë shans” – tha Angelino.
