BLERJET “ON-LINE”

Kujdes , mund të zhgënjeheni nga produkti që merrni

01.03.2015 14:47

Fustane për nuse 50 dollarë, këpucë firmato për 10, çanta dhe fustane mbrëmjeje për vetëm 8, apo xhinse për 3 dollarë amerikanë...

Këto çmime provokative dhe tërheqëse  I hasim shpesh në faqet e internetit.  Blerja on line e mallërave të ndryshme është kthyer në modë pasi kështu kursen kohë. Por sa e sigurtë është kjo lloj blerjeje. Të anketuarit e TVM-2  janë të vendishëm se shpesh here bëhen pre e mashtrimeve të kompanive të huaja, madje shpesh ndodh që zhgënjehen nga mallërat e porositura në internet.

“Mua më ka ndodhur të porosis mall në internet por më  pas më ka dalur ndryshe, jo ate që e kam porostitur. Nuk është gjithçka ajo që reklamohet por e kundërta dhe kur kemi bërë ankesa te kompanitë, nuk kanë pranuar asnjë rezultat”

“Unë nuk blej mallëra në internet, por i djali im, praktikon të  bleje produkte në internet nga Kina dhe Dubai. Unë sa e mbaj mend, jo të gjitha produktet  e porositura  në internet i kanë ardhur të njejta sipas porosisë.Ka lëshime, por ai blen për shkak se në internet janë më të lira”

Nëse klienti nuke  pëlqen mallin që merr, ai nuk ka mundësi ta kthejë atë si ndodh në dyqanet e  zakonshme. Kjo është pjesë e rrezikut të një blerjeje të tillë.  Nga Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve, thonë se numri i personave të mashtruar në internet nuk është i madh, por mashtrimet ekzistojnë ,  si në aspektin e përbërjes së produktit të porositur ashtu dhe në pamjen vizuele.

“10 për qind e ankesave kanë të bëjnë për blerjen e mallërave në internet.Sa i për ketë dyqaneve on line të cilët ndodhen  në Maqedoni, ne kemi kompetenca ndaj tyre të veprojmë për mashtrimet që bëhen në internet,mirëpo është shumë vështir për ti gjetur ato.Shpesh herë kemi raste kur faqja e internetit e on line dyqanit është në gjuhën maqedonase por janë të pozicionuar në Bullgari apo në Serbi dhe nuk mundemi të veprojmë. Në këto raste në reagojmë vetëm në Inpektoriatin e tregut të punës i  cili e ka të vështirë të veprojë ndaj tyre” – tha Marijana  Lonçar Vellkova – nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve.  

Nga organizata për mbrotjen e konsumatorëve u apelojnë qytetarëve të bëjnë shumë kujdes para se ti shtypin numrat e karteles bankare, sepse më pas gjithçka është kot. Nëse paguani për mallin, nuk ka asnjë organizëm që tju mbrojë nga mashtrimet eventuale. Pra është mirë të vërtetoheni njëherë edhe nga përvojat e të tjerëve, para se të porosisni diçka online. (Rexhep Qamili, TVM2)