Interi prezanton mbrojtësin gjerman
13.07.2023 14:27
Mbrojtësi Yann Aurel Bisseck është zyrtarisht futbollist i Interit....

Mbrojtësi Yann Aurel Bisseck është zyrtarisht futbollist i Interit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi zikaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.
22- vjeçari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028.
Gjermani u transferua nga skuadra e Arhus e Danimarkës tek Interi për shifrën e 7 milionë euro.
